Kosovë

Haskuka i uron punë të mbarë kryetarit të ri të Prizrenit

 

Kryetari në detyrë i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka të enjten ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të caktohet data për pranim-dorëzimin e detyrës së kryetarit të Prizrenit. Me këtë rast i ka uruar punë të mbarë kryetarit të ri nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj me kërkesën që të vazhdojnë projektet e nisura nga Ekzekutivi në detyrë.

që e kemi certifikimin e kushtëzuar të rezultateve për Komunën e Prizrenit, dhe ankesa jonë e dorëzuar në kohë me postë nuk është pranuar nga Gjykata Supreme, unë do të bisedoj gjatë ditëve në vijim për caktimin e datës për pranim-dorëzim të detyrës”, ka thënë Haskuka në rrjetet sociale, përmes një video adresimi drejtuar qytetarëve. Këta të fundit i ka falënderuar për kulturën demokratike të treguar në zgjedhjet e fundit sikurse edhe për mbështetjen e dhënë.