Arbëri

Nesër merr detyrën kryetari i ri i Malishevës, Ekrem Kastrati

Nesër bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Malishevës.

Ceremonia e pranim-dorëzimit është paraparë të bëhet në ora 09:00, të ditës së mërkurë, njofton Zyra për Informim e Komunës së Malishevës.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate, do të marrë detyrën nga kryetari i deritashëm, Ragip Begaj i së njëjtës parti.