Kosovë

Dy fshatra në Skenderaj mbesin pa ujë të pijshëm

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Ka shpërthyer gypi i ujit në fshatin Polac të Skenderajt, me ç’rast në këtë fshat dhe në Kryshefc, banorët kanë mbetur pa furnizim.

Siç njofton Kompania Rajonale “Mitrovica”, rasti ka ndodhur të dielën në ora 22:00, ndërsa ekipet po punojnë në sanimin e gypit furnizues “dhe parashihet që gjatë ditës të sanohet rrjedhja dhe të rinisë furnizimi me ujë të pijes për këto dy fshatra”.