1 perditesime
Kosovë

Totaj siguron mbështetjen e NISMA-së, AAK-së dhe AKR-së për kryetar të Prizrenit

Totaj siguron mbështetjen e NISMA-së, AAK-së dhe AKR-së për kryetar të Prizrenit
Zafir Berisha e Shaqir Totaj
14:34

Totaj siguron mbështetjen e NISMA-së, AAK-së dhe AKR-së për kryetar të Prizrenit

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka siguruar mbështetjen tri partive për rundin e dytë të balotazhit. Bëhet fjalë për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re.

Në një ceremoni zyrtare, janë nënshkruar marrëveshjet e koalicionit ndërmjet kandidatit Totaj, dhe kryetarit të NISMA-së në Prizren, Zafir Berisha, kryetarit të degës së AAK-së, Lulzim Kabashi dhe atij të AKR-së, Afrim Tejeci.

“Duke respektuar vullnetin politik dhe demokratik të qytetarëve të komunës së Prizrenit, të shprehur në Zgjedhjet Lokale dhe vendosmërinë për formimin e institucioneve të reja komunale, demokratike, shumetnike dhe gjithëpërfshirëse. Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që të punojmë bashkërisht për zhvillimin ekonomik të komunës tonë, sjelljen e investimeve të huaja, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e arsimit, të shëndetësisë, kulturës, rinisë, sportit, bujqësisë, blegtorisë, zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e Qendrës Historike. Si dhe, të përkushtuar për ta vendosur interesin e qytetarëve para çdo agjende politike e partiake dhe në shërbim të avancimit të mirëqeverisjes, kemi arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me partitë NISMA dhe AAK në Prizren” thuhet në tekstin e parimeve të marrëveshjes.

Në rundin e parë të zgjedhjeve me 17 tetor, kandidatët për kryetar, Zafir Berisha, Lulzim Kabashi dhe Afrim Tejeci kanë marrë në total rreth 7 mijë e 500 vota.

 

13:57

Nisma do të mbështesë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit

Nisma Socialdemokrate do të mbështesë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.

Dega e Nismës në Prizren, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo “edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit”.

Në balotazh, Totaj do të përballet me kryetarin aktual dhe kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka.

“Nisma në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër viteve ka qenë më shumë deklarativ sesa përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribuojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit. Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha”, thuhet në njoftim.

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka dal i katërti në raundin e parë të zgjedhjeve, duke fituar fituar 5.72 për qind të votave.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se do ta mbështesë Totajn për kryetar të Prizrenit.

“Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë tonë, Aleanca Kosova e Re (AKR) Dega në Prizren kemi marrë vendim të unifikuar që në raund të dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Prizrenit, të mbështesim kandidatin e Partisë Demokratike Shaqir Totaj”, thuhet në njoftim.