Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja në Prizren, as me VV-në e as me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mos mbështesë asnjë kandidat për kryetar të kësaj komune.

Në balotazh do të garojnë Mytaher Haskuka i VV-së, që është edhe kryetar aktual dhe Shaqir Totaj i PDK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kandidat i LDK-së në këto zgjedhje ishte Anton Quni.

“Në takimin që sapo mbajtëm, kryesia e LDK-së në Prizren, vendosi që të mos i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar të Prizrenit. Qytetarët e Prizrenit, përfshirë edhe simpatizantët e votuesit tanë, do ta kenë rastin t’i dëgjojnë edhe njëherë programet qeverisëse të dy kandidatëve përgjatë fushatës se balotazhit dhe në bazë të tyre të vendosin lirshëm se ku ta japin votën e tyre. Ne LDK-ja, e kemi mbyllur garën tonë dhe do të fillojmë menjëherë të merremi me veten, të bejmë analizën e thellë të performancës në këto zgjedhje”, thuhet në njoftimin e LDK-së, dega në Prizren.