Kryetari i zgjedhur i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka dhënë dorëheqje nga post i deputetit. Ai ka shkruar se sa ishte deputet “me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë”.
“Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t'ju shërbej, vetëm se me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, ka shkruar ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNura, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, ka fituar në zgjedhjet e 17 tetorit, kundër kandidatit të pavarur, Bekim Jashari.
Ai ka marrë 13.123 vota apo 57.89, derisa Bekim Jashari 9.236 vota apo 40.74 për qind.
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ish-deputeti i PDK-së kishte marrë 9.270 vota.
Që nga fillimi i fushatës për zgjedhjet lokale, tre deputetë të PDK-së kanë dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli pati dhënë dorëheqje për shkak të kandidimit të tij për të parin e Prishtinës. Dorëheqje ka dhënë edhe Bedri Hamza i cili i ka fituar zgjedhjet në Mitrovicë. Dorëheqja e tretë përgjatë kësaj periudhe është ajo e Fadil Nurës, kryetar i zgjedhur i Skenderajt.