Kosovë

Podujeva, Obiliqi e Fushë-Kosova dështojnë t’i verifikojnë pronat e paluajtshme

 

Zyrtarët e tri komunave të rajonit të Prishtinës (Podujevë, Fushë-Kosovë e Obiliq) nuk kanë arritur që t’i verifikojnë pronat e paluajtshme gjatë vitit 2020.

Sipas raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për këto komuna, më së keqi del të jetë Komuna e Obiliqit, e cila i ka verifikuar vetëm 3.7 për qind, pastaj Podujeva me 9 për qind, ndërsa Komuna e Fushë-Kosovës nuk e ka kryer procesin e inspektimit të 20 për qind të pronave.