Kosovë

Kuvendarët shprehin brengën për agjendën e ngjeshur të KK-së së Prizrenit gjatë fushatës parazgjedhore

 

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të martën kanë proceduar propozim-buxhetin për vitin 2022 për shqyrtim në Kuvendin e Komunës së Prizrenit. Bashkë me të, kanë rekomanduar që në seancën e radhës të organit më të lartë komunal të shqyrtohen edhe tetë pika tjera të rendit të ditës. Por njëherësh kanë shfaqur dilemën nëse të gjitha këto çështje mund të shqyrtohen dhe debatohen vetëm në një seancë të KK-së, duke marrë parasysh faktin që partitë politike janë në vlugun e fushatës parazgjedhore.

Anëtarët e KPF-së pa ndonjë debat kanë rekomanduar që të gjitha pikat e rendit të ditës të procedohen për në KK, që pritet të mblidhet të enjten. Pas këtyre rekomandimeve, Haziz Hodaj i LDK-së ka shprehur brengën për agjendën e ngjeshur të KK-së.