Arbëri

72 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Descriptive Text

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 72 pacientë të infektuar me koronavirus. Spitali ka njoftuar se prej tyre, 55 pacientë janë në oksigjenoterapi, 6 në CPAP maskë dhe 15 në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë pranuar për trajtim 5 pacientë.

Në qytetin e Pejës janë 332 raste aktive me COVID-19.