Arbëri

93 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 93 pacientë të infektuar me koronavirus. Siç njofton Spitali, 70 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 9 në CPAP dhe 17 në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 pacientë, derisa në Spital janë pranuar së fundmi 2 pacientë.

“Mbroje veten, vaksinohu”, thuhet në shkrimin e Spitalit në Facebook.