Kosovë

Mbushen repartet në Spitalin e Pejës, edhe salla e takimeve adaptohet për pacientë me COVID-19

 

Hapësirat e përcaktuara për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës nuk po mjaftojnë. Rritja e rasteve pozitive ka shtuar edhe kërkesat për kujdes mjekësor në spitale.

Në atë të Pejës, hapësira që nuk ishin paraparë të shërbenin si klinika COVID, tashmë janë ndarë për t’u kushtuar kujdes pacientëve të infektuar.