Arbëri

VV-ja zgjedh Fejzi Kiqinën kandidat për kryetar të Drenasit

Foto: Koha / ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur Fejzi Kiqinën kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Këshilli i Qendrës së LVV-së ka votuar unanimisht për Kiqinën, ka njoftuar Enver Dugolli nga kjo parti.

“Gjithashtu nga delegatët e Këshillit të Qendrës, përmes procesit të votimit të fshehtë dhe demokratik, konform statutit të Lëvizjes, u votua edhe lista e kandidatëve për asamblenë Komunale të Drenasit”, njoftoi Dugolli në Facebook.