Kosovë

​Aliu i bindur se “Hidrodrini” nuk ka leje ujore

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI) Liburn Aliu vazhdon të insistojë që ujësjellësi “Hidrodrini” nuk ka leje ujore. Madje dokumentin që e shpalosi në seancën e së hënës deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se do e dërgoj në prokurori.

Për çka ministri Aliu tha se ky vendim ka disa kushte që është përcaktuar të plotësohen brenda 60 ditëve dhe kjo nuk ka ndodhur.