Arbëri

PDK-ja zyrtarizon kandidatin për Kamenicën

Descriptive Text

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, ka konfirmuar se Muhamet Kallaba do të jetë kandidati i kësaj partie në këtë komunë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kallaba mori besimin e plotë të të gjithë të pranishmëve, pa pasur asnjë votë kundër, siç thuhet në njoftim.

‘’Muhamed Kallaba është njëri nga themeluesit e degës së PDK-së në Kamenicë. Kontributin e tij për komunën dhe qytetarët ai e ka dhënë në shumë forma tash e disa vite, duke ndërtuar një figurë të një intelektuali të respektueshëm dhe profesionist. PDK është krenare që në gjirin e saj ka persona të tillë, që gërshetojnë vlerat më të mira të një shoqërie dhe përfaqësojnë qytetarët në mënyrë të dinjitetshme’’, thuhet në njoftimin e PDK-së në Kamenicë.