Tahir Halim Qitaku ia ka falë një tokë të tij komunës së Skenderajt për ndërtimin e një rruge publike në fshatin e tij Çitak.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Skenderajt nëpërmjet një postimi në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQitaku nuk ka kërkuar asnjë kompensim nga Komuna e Skenderajt për lëshimin e tokës.
“Tahir Halim Qitaku, nga fshati Çitak, sot ka bërë dorëzimin e pronës së tij në pronës të Komunës, për ndërtimin e rrugës publike në fshatin e tij. Heqjen dorë nga prona e tij, Qitaku e ka bërë me qëllim të përmbushjes së interesit publik, asfaltimit të rrugës dhe nuk ka kërkuar asnjë kompensim nga Komuna e Skenderajt. Nënkryetari i Komunës, Nuredin Lushtaku, gjatë një takimi me Tahir Qitakun, e ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në dobi të qytetarëve të komunës sonë, duke shtuar se vendimi i tij është shembull për të tjerët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.
