Arbëri

Gjatë një jave në Ferizaj janë konfiskuar 34 patentë shoferë

Policia

Gjatë 7 ditëve të fundit në Ferizaj janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt.

Nga 19 korriku deri më 25 korrik, janë konfiskuar 34 patentë shoferë, e janë shkaktuar 41 aksidente trafiku. Krahasuar me një javë më parë, është një rritje e konfisikimit të patentë shoferëve. Javën e kaluar u konfiskuan 28 sosh. Ndërkohë gjatë javës së fundit janë ndarë 1198 gjoba trafiku.

Nga 41 aksidente, 23 ishin me dëme materiale e 18 me persona të lënduar.