Arbëri

Të enjten në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Të enjten do të nisë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan.

Siç ka njoftuar Komuna e Gjilanit, dezinsektimi do të nisë të enjten në ora 19:30 dhe do të mbarojë në orën 24:00. Do të vazhdohet për pesë ditë me radhë.

“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00. Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra”, thuhet në njoftim.