Arbëri

Ramosaj: Situata drejt normalizimit, së shpejti përfundon gjendja emergjente në Deçan

Situata e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanin të shpërthimit epidemik që dyshohet se u krijua si pasojë e helmimit, “po shkon drejt normalizimit”, ka thënë kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj.

Në takim me Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Emergjencave, Ramosaj ka thënë se së shpejti do të përfundoj gjendja emergjente e shpallur ditë më parë kur mbi 1500 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor.

“Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundojë gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë̈ të furnizohen me ujë̈ nga Komuna e Deçanit”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas analizave të kryera nga mostrat e ujit të ujësjellësit "Hidrodrini" në Deçan është konfirmuar se ka pasur kontaminim të ujit dhe është detektuar bakteri E.coli.