Kosovë

Deçani edhe në të kaluarën ishte larguar përkohësisht nga “Hidrodrini”

 

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të enjten njoftoi se komuna e tij do të shkëputet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” pas dyshimit të helmimit të më shumë se 1500 qytetarëve nga uji që sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka indikacione se ka qenë i kontaminuar. Kjo del se nuk është hera e parë që Deçani ka bërë shkëputje të tillë.

Sipas “Hidrodrinit”, Komuna e Deçanit edhe para disa vitesh pati funksionuar në vete, por pastaj sërish ka kërkuar të kthehet në menaxhim të kësaj ndërmarrjeje.