Kosovë

Po vazhdon fushata vetëdijesuese për ndalimin e martesave të hershme

 

Martesat e hershme nën moshën 18-vjeçare te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë bërë fenomen edhe në Komunën e Lipjanit, megjithëse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.

Gjatë kohës së fundit janë identifikuar dhjetëra raste të tilla dhe po trajtohen nga organizatat joqeveritare përmes fushatave.