Kosovë

Gjilani, komuna me më së shumti raste aktive

koronavirusi
 

Gjilani është komuna me më së shumti raste aktive të koronavirusit në Kosovë. Aktualisht ka 41 raste, pasuar nga Mitrovica me 25 raste aktive, Ferizaj me 18, Prizreni 17, Prishtina 15 e të tjera. Në nivel vendi janë 170 raste aktive.

Në anën tjetër, 18 komuna nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19.