Gjilani është komuna me më së shumti raste aktive të koronavirusit në Kosovë. Aktualisht ka 41 raste, pasuar nga Mitrovica me 25 raste aktive, Ferizaj me 18, Prizreni 17, Prishtina 15 e të tjera. Në nivel vendi janë 170 raste aktive.
Në anën tjetër, 18 komuna nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se janë regjistruar 4 raste pozitive me koronavirus, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 107.743 raste, derisa të shëruar janë 105.315 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë testuar 669.123 ndërsa luftën me COVID-19 e kanë humbur 2.258 persona.