Kosovë

VV-ja në Lipjan akuzon ekzekutivin se po qëndron “symbyllur” ndaj gurthyesit në Shalë

 

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Lipjan, nëpërmjet një komunikate për media ka akuzuar Ekzekutivin e kësaj komune se po rri “symbyllur” ndaj një gurthyesi në fshatin Shalë, që, sipas VV-së, po operon jashtëligjshëm.

Rreth kësaj çështje ditë më parë edhe ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nxjerrë një aktvendim përmes të cilit ia pezullon punimet këtij gurthyesi derisa të pajiset me leje mjedisore, por sipas opozitës aktvendimet e nivelit qendror nuk po zbatohen nga ekzekutivi i komunës që drejtohej nga Imri Ahmeti.