Shpërthimi i gypit të ujit në mesnatë ka lënë pa ujë të pijes një pjesë të Fushë-Kosovës të martën.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në orët e hershme të mëngjesit janë detyruar ta ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë-Kosovës.
“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes që nga koha e dëmtimit të atij gypi dhe po merren me sanim. Furnizimi me ujë rikthehet menjëherë pas sanimit”, thuhet në njoftim.