Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë në rajonin e Prishtinës të shtunën në mesditë, ka nxjerrë në pah mbeturinat e shumta në lumin Sitnica në Fushë-Kosovë.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e KOHËS një video nga ky lum në fshatin Lismir të Fushë-Kosovës. Pamjet shfaqin grumbuj të mëdhenj mbeturinash që qarkullojnë në këtë lumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është lumi Sitnica. Shi bie pak në Prishtinë dhe ja çfarë del”, dëgjohet duke thënë ai në video teksa shfaq rendin e gjatë të mbeturinave në rrjedhjen e lumit.
Në lumenjtë e Kosovës sa herë që ka reshje të shumta të shiut shihet mbledhja e mbeturinave.