Kosovë

Ministria e Mjedisit njofton se Deponia e Mirashit do të mbyllet së shpejti

Deponia e Mirashit
 

Deponia e Mirashit në komunën e Obiliqit së shpejti do të mbyllet. Kështu ka bërë të ditur ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Pas një dekadë e gjysmë të keqmenaxhimit të deponisë më të madhe të plehrave, ‘Deponia e Mirashit’, e cila ndodhet në komunën e Obiliqit, për vite të tëra ka grumbulluar tonelata mbeturinash nga shtatë komuna të Rajonit të Prishtinës. Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas vizitës së zhvilluar në Mirash, shprehu bindjen se kjo deponi do të mbyllet” është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.