Kosovë

Mbi pesë mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Gjilan

Komuna e Gjilanit
Foto: KOHA
 

Deri më tani, në Komunën e Gjilanit janë vaksinuar 5.654 persona kundër koronavirusit, duk u bërë e ditur se procesi i vaksinimit po vijon pa vonesa dhe tollovi.

Sipas njoftimit të Komunës, që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan janë kryer 21.632 testime, ku prej tyre 6.439 kanë rezultuar pozitive. Aktualisht janë 6.283 pacientë të shëruar, 146 kanë vdekur dhe janë 10 raste aktive.