Kosovë

Me vite zvarriten disa projekte sportive në Komunën e Lipjanit

 

Prej disa muajsh banorët e disa lokaliteteve të Komunës së Lipjanit po vazhdojnë të ankohen për zvarritje të projekteve sportive. Kjo ka shtyrë kuvendarët e AAK-së që t’i përcjellin punimet në tri projekte të tilla në fshatin Dobrajë dhe në palestrën sportive në Lipjan, të hënën.

Sipas opozitës, projektet sportive kanë një dinamik të punimeve prej rreth dy vitesh, mirëpo ajo është tejkaluar. Opozita ka bërë me dije se gjatë muajve të fundit këto projekte kanë ngecur si pasojë e keqplanifikimeve buxhetore nga ana e ekzekutivit të komunës.