Kosovë

Latifi: Bujqit e Rahovecit në gjendje të rëndë

 

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka deklaruar se gjendja e bujqve në komunën që ai drejton është e vështirë, ndërsa përkrahja nga Ministria e Bujqësisë, përveç që është e vogël, ajo edhe po vonohet.

Latifi ka kërkuar nga kjo Ministri që ta shpërndajë edhe pjesën e dytë të subvencioneve, të cilën ende nuk i kanë marrë bujqit që nga viti i kaluar.