Kosovë

Shoqëria civile në Ferizaj kërkon nga Komuna mbikëqyrjen e pajisjeve kundër zjarreve nëpër shkolla

 

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka kërkuar nga institucionet komunale t’i mbikëqyrin aparatet kundër zjarreve nëpër shkolla me arsyetim se në disa raste afati i qëndrueshmërisë së tyre ka kaluar. Sipas kësaj OJQ-je, të gjitha objektet shkollore në bazë të ligjeve të MASHT-it, duhet të kenë shkallë emergjente dhe aparate kundër zjarreve.

Kenan Gashi, drejtor i OJQ-së “Avonet” ka thënë se duhet të krijohet siguri më e madhe për nxënësit nëpër shkolla, madje aparatet kundër zjarreve në disa objekte duhet të ndërrohen pasi që ato kanë një afat të qëndrueshmërisë.