Kosovë

Fushë - Kosova të premten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin në Fushë Kosovë, se gjatë ditës së premte, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë duke filluar nga ora 08:00 deri në orët e pasdites apo edhe deri në mbrëmje.

Sipas Ujësjellësit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është realizimi i punimeve teknike në infrastrukturën e rrjetit të ujit.