56 ekonomi familjare janë kompensuar nga qeveria e Kosovës të cilat kishin pësuar dëme nga vërshimet.
Komuna e Malishevës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë ekzekutuara mjetet e ndara nga ana e Qeverisë së vendit, për të dëmtuarit nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, përkatësisht për dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjare dhe bëhet fjalë për 56 ekonomi familjare.
Shuma totale e kompensimit sipas komunës është është 59 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, sipas vlerësimit të bërë nga ana e komisionit për vlerësimin e dëmeve, në total dëmet e shkaktuara janë rreth 542 mijë euro, ndërsa vetëm në ekonomitë familjare, dëmi i vlerësuar ishte mbi 236 mijë euro.