Arbëri

Inspektorati mbyll një kafene në Shtime për kushte të dobëta higjienike

Descriptive Text

Inspektorati në Shtime, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për trafikim me qenie njerëzore, kanë mbyllur një lokal në Shtime dhe kanë shqiptuar një gjobë prej 2 mijë eurosh për kushte të dobëta higjienike. Sherif Sherifi, inspektor sanitar në Komunën e Shtimes ka shtuar se edhe punëtorët janë dënuar për mos mbajtje të maskave.

“Inspektorati i Shtimes në bashkëpunim me Policinë e Trafikimit Qenie Njerëzore, kemi mbyllur një kafene në rrugën, “Tahiri Sinani” në qytezën e Shtimes. Mbyllja e lokalit është bërë për shkak të kushteve të dobëta higjienike dhe teknike si dhe i është shqiptuar një dënim pronarit të lokalit në vlerën prej 2000 euro.

Ndërkaq, ndaj punëtorëve janë shqiptuar gjoba me nga 35 euro për mos mbajtjes së maskës sipas rekomandimeve të institutit”, ka njoftuar Sherifi.