Kosovë

Dhjetëra biznese në Lipjan gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes kanë nisur një aksion të përbashkët për t’i inspektuar të gjitha kafenetë të cilat nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID. Ky aksion ka rezultuar me shqiptim të dhjetëra gjobave për këto biznese të cilat kapin vlerën prej 200 deri në një mijë euro.

Gazmend Terrnava, inspektor Sanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, ka thënë se kanë shqiptuar dhjetëra gjoba për bizneset e Lipjanit të cilat nuk i kanë respektuar masat kundër pandemisë.