Kosovë

Prizrenit vjet i janë marrë mbi 2.5 milionë euro për pagesat sipas vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore

 

Mbi 2.5 milionë euro janë ekzekutuar gjatë vitit të shkuar nga buxheti i Komunës së Prizrenit për pagesat sipas vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore.

Zyrtarët komunalë kanë pohuar se pjesa më e madhe e këtyre ekzekutimeve kanë të bëjnë me pagesat e shujtave dhe pagave jubilare për punonjësit e arsimit, derisa pjesa tjetër është ekzekutuar për operatorët ekonomikë që janë kontraktuar nga Komuna për projekte të ndryshme. Ndërsa opozitarët kanë theksuar se shtimi i vlerës së pagesave sipas vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore vë në pah keqqeverisjen në këtë mandat, duke qenë se vet drejtuesit e Ekzekutivit komunal dy vite më parë janë ankuar për këtë praktikë.