Kosovë

Gati gjysma e stafit mjekësor në Lipjan s’e ka marrë vaksinën kundër COVID-19

 

Rreth 80 vaksina “AstraZeneca” kanë mbetur në stok, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, përderisa gati gjysma e stafit mjekësor të kësaj qendre ende nuk është vaksinuar.

Hezitimi për ta marrë vaksinën më i theksuar është te punonjëset shëndetësore, nga droja për efekte anësore, teksa një pjesë e konsiderueshme thotë se nuk ka nevojë për vaksinim, pasi e kanë kaluar infeksionin.