Arbëri

18 biznese u gjobitën në Prizren e Suharekë, tri lokale u mbyllën të premten

Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorë të AVUK-ut, ka realizuar aksion në Prizren e Suharekë ku ka kontrolluar 68 lokale.

Tri prej tyre janë mbyllur dhe janë shqiptuar 18 fletëparaqitje.

“Në Prizren dhe Suharekë u kontrolluan 68 lokale, për të cilat Inspektorët dhe Policia gjeten parregullsi në disa prej tyre, tri nga lokalet u mbyllën me urdhër të Inspektorit, dhe u shqiptuan 18 fletëparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste dhe ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00.