Arbëri

Bytyçi: Vaksinimi paraqet fazën e përfundimit të pandemisë

Drejtoresha Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyçi, ka deklaruar se faza e vaksinimit kundër koronavirusit është duke shkuar mirë, ku stafi mjekësor dhe personat mbi moshën 70-vjeçare, janë duke marrë vaksinën.

Bytyçi për SOT të KTV-së ka thënë se kjo fazë është e rëndësishme pasi që fundi i pandemisë shihet kur fillon vaksinimit.

“Jemi në fazën e vaksinimit. Edhe ne jemi furnizuar në nivel të vendit me vaksina të AstraZenecas, jemi duke zbatuar planin shtetëror të vaksinimit. Në fazën e parë vaksinimi ka ndodhur për stafin shëndetësor, pastaj për shtëpinë e të moshuarve, dhe personat mbi 85 vjeçare. Tani po vaksinohet mosha 75-70 vjeçare . Jemi në fund të procesit të vaksinimit, qytetarët po i përgjigjen vaksinimit, s’kemi pasur asnjë problem deri më tani”, ka deklaruar ajo.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Lipjan ka deklaruar se në këtë komunë kryhen rreth 100 testime brenda ditës, të cilat më pas dërgohen në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.