Përfaqësues të kompanive transportuese kanë nisur një protestë me bllokim të rrugës transit në Shtime, me arsyetimin se kjo rrugë prej vitesh është e degraduar dhe nuk po riparohet nga askush.
Ata prej vitesh janë të detyruar të kalojnë përgjatë rrugës transit në Shtime, me qëllim që qyteza të shkarkohet nga peshat e mëdha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, ky aks i rrugës prej rreth katër kilometra po e vështirëson qarkullimin e tyre dhe po shkakton defekte të mëdha në automjete transportuese.
Disa vjet më parë vjet më parë, Ministria e Infrastrukturës pati shpenzuar rreth 1.5 milionë euro për ndërtimin e saj.
Vozitësit që qarkullojnë me automjete transportuese kanë thënë se rruga duhet të riparohet me urgjencë dhe me cilësi më të mirë derisa kjo rrugë është e planifikuar për qarkullim të transporteve të rënda.