Kosovë

Ndërprerje e ujit në disa lokacione në Mitrovicë

Ndërprerje e ujit në disa lokacione në Mitrovicë
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit në disa lokacione. Kjo, siç njofton kompania, për shkak të sanimit të disa rrjedhjeve dhe zëvendësimin e gypave të ujësjellësit.

Ujësjellësi ka njoftuar se në Stan Terg, ka pasur pëlcitje të gypit të ujit dhe ndërprerja do të bëhet nga ora 10:00 deri në 16:00. Në garnizonin e FSK-së gjithashtu ka pasur pëlcitje të gypit dhe do të bëhet sanimi i tij, derisa do të ketë ndërprerje të përkohshme të një pjese të rrjetit të ujit.