Pavarësisht shifrave alarmante me COVID-19 që po regjistrohen në Kosovë dhe thirrjeve të vazhdueshme për distancë sociale e shmangie të kontakteve, një gjë e tillë s’u bën përshtypje qytetarëve në Prizren.
Një qytetar ka publikuar të enjten në mbrëmje një fotografi në të cilën shihet se qyteti i Prizrenit vlon nga njerëzit, pas iftarit. Aty shihen shumë qytetarë afër njëri-tjetrit e disa prej tyre edhe pa maska. Krejt kjo në një kohë kur gastronomia është e mbyllur dhe do të duhej të funksiononte vetëm me shërbimin “merr me vete”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE vetëm të enjten, në Prizren janë regjistruar 11 raste të reja pozitive. Ndërkaq në nivel vendi ishin 599 raste të reja, e 17 vdekje të regjistruara për vetëm 24 orë.