Kosovë

Inspektorati në Shtime shqipton 14 gjoba për punëtorët në dyqane për mos mbajtje të maskës

Inspektorati në Shtime shqipton 14 gjoba për punëtorët në dyqane për mos mbajtje të maskës
FOTO: KOHA
 

Inspektorati Sanitar në Komunën e Shtimes gjatë pasdites ka vazhduar me inspektimin e bizneseve të gastronomisë dhe bizneseve të tjera pas vendimit të fundit të Qeverisë për respektim të masave anti-COVID.

Ndërkohë janë inspektuar edhe dyqanet ushqimore, në të cilat kanë shqiptuar 14 gjoba për punëtorët që nuk kanë mbajtur maska gjatë orarit të punës. Sherif Sherifi, inspektor sanitar në Komunën e Shtimes ka thënë për KOHËN se do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim për t'i inspektuar bizneset me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve nga pandemia COVID-19.