Arbëri

Bytyqi: Numër i konsiderueshëm i punëtorëve shëndetësorë në Lipjan do ta marrin vaksinën

Drejtoresha e Shëndetësisë në Lipjan, Merita Bytyqi, ka thënë se aktualisht kjo komunë po përballet me numër të madh të rasteve me COVID-19.

Ajo në emisionin SOT në KTV ka thënë se situata po menaxhohet mirë. Bytyqi ka thënë se në klinikë nuk pranohet rastet tjera, përveç atyre të cilat janë të rënda.

“Deri më tani janë mirë kapacitetet dhe nuk ka ndodhë që të mos mundemi të japim shërbime. Numri më i madh është në qendrën kryesore të mjekësisë familjare. Brenda javës numri shkon në 800 infuzione”, ka thënë ai.

Ajo ka thënë procesi i vaksinimit nuk është i thjeshtë, duke shtuar se përgatitjet kanë filluar qysh herët.

Bytyqi ka shtuar se vaksinat në këtë komunë do të vijnë në fund të kësaj jave, ose në fillim të javës së ardhshme.

“Po bëhet lista e pacientëve mbi 80-vjeçarë dhe punëtorëve shëndetësor. Fatmirësisht tek ne është numër i konsiderueshëm i punëtorëve shëndetësorë që do ta marrë vaksinën, një numër i vogël ende nuk është deklaruar sepse disa prej tyre e kanë pasur virusin kohën e fundit dhe nuk dihet ende limiti kur duhet pas infektimit të merret vaksina. Ne si punëtorë shëndetësorë do të vije vetëm me vaksinim”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se janë të përgatitur për vaksinat.

Bytyqi ka folur edhe për orarin e barnatoreve në këtë komunë, duke shtuar se kjo nuk është diçka e re për shkak se praktikohet qe një kohë të gjatë.