Kosovë

Kërkohet që çështja e të pagjeturve të jetë prioritet në dialogun me Serbinë

Kërkohet që çështja e të pagjeturve të jetë prioritet në dialogun me Serbinë
Foto: Latif Mehmeti
 

Përfaqësuesi i Shoqatës për të pagjeturit “Përkorë” në Podujevë, Latif Mehmeti, kërkon nga qeveria në ardhje që t’i japë epilog çështjes së të zhdukurve në Kosovë. Ai nëpërmjet një komunikate, ka theksuar se kësaj çështjeje duhet t’i japin prioritet institucionet e vendit në secilin takim të bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Çdokush që do të udhëheq me negociatat Kosovë-Serbi, nuk e ka më luksin që të mos i ngrit çështjet e nxehta me Serbinë. Në çdo platformë të bisedimeve Kosovë-Serbi, çështja më me prioritet duhet të mbetet fati i të zhdukurve, veçanërisht i fëmijëve. Se ushtria dhe polica serbe nuk pati mëshirë ndaj fëmijëve, por edhe ndaj femrave, flasin argumente, si rasti i Leotrimit 7-vjeçar nga Rezalla e Drenicës”, ka thënë Latif Mehmeti nëpërmjet kësaj komunikate.