Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 68 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre janë 32 me oksigjeno-terapi.
Sipas raportit të Spitalit, 45 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 janë negativë, ndërsa gjashtë janë ende në pritje të rezultateve.
32 pacientët janë me oksigjeno-terapi, një me maskë CPAP dhe dy në respiratorë.
Nga stafi i Spitalit janë të infektuar me COVID-19 pesë persona: një mjek, dy infermierë dhe dy punonjës të administratës.