Kosovë

Obiliqi kërkohet t’i respektojë vendimet dhe urdhëresat e OSHP-së

Obiliqi kërkohet t’i respektojë vendimet dhe urdhëresat e OSHP-së
 

Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka kthyer në rivlerësim një tender të Komunës së Obiliqit dhe ka kërkuar nga kjo e fundit që të respektojë vendimet dhe urdhëresat e këtij institucioni (OSHP). Ky njoftim i OSHP-së ka dalë pas dyshimeve për shkelje ligjore në tenderin “Parku te Lagjja e Morinëve”, vlera e të cilit ishte parashikuar 276,627 euro.

“Operatori ekonomik ‘Eing Com’-Podujevë si palë e pakënaqur ka parashtruar në OSHP ankesën me numrë 64/21 lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull ‘Parku te lagjja e Morinëve’ me nr. të prokurimit 614-20-3180-5-2-1, duke pretenduar se AK ka shkelur këto dispozita ligjore: neni 1, 7, 59, 60, 62 të LPP-së; vendimi i OSHP-së nr. 682/20”, thuhet në këtë njoftim të Organit Shqyrtues të Prokurimit.