Kosovë

Në 11 vjetët e fundit, rreth 3 mijë e 300 pejanë janë liruar nga shtetësia e Kosovës

Vitin e kaluar janë paraqitur rreth 100 kërkesa të mërgimtarëve për të hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Për dallim nga vitet e kaluara, që numri i kërkesave ka qenë gjithnjë në rritje, vitin e kaluar këto kërkesa kanë qenë në numër më pak se vitin paraprak. Por në Ofiqarinë e Pejës rënien e kërkesave e ndërlidhin me situatën e krijuar nga pandemia, e cila ka pamundësuar ardhjen në pushim të mërgatës në numër të madh sikur në vitet pa pandemi

Pejë, 12 shkurt - Qytetarët e Pejës që jetojnë jasht Kosovës edhe vitin e kaluar kanë vazhduar të heqin dorë nga shtetësia kosovare. Gjatë vitit 2020, siç tregojnë në Ofiqarinë e Komunës së Pejës, janë paraqitur 97 kërkesa për lirim nga shtetësia e Kosovës dhe për të mbajtur shtetësinë e vendit ku jetojnë. Për dallim nga vitet e kaluara, që numri i kërkesave ka qenë gjithnjë në rritje, vitin e kaluar këto kërkesa kanë qenë në numër më pak se vitin paraprak.

Por në Ofiqarinë e Pejës rënien e kërkesave e ndërlidhin me situatën e krijuar nga pandemia. “Në krahasim me vitet e mëparshme, numri i kërkesave për lirim nga shtetësia ka qenë më i vogël, por gjithmonë duke pasur parasysh mosardhjen e mërgatës për pushime nga diaspora shkaku i situatës me pandeminë, e cila më të vërtetë ka qenë arsyeja, jo vetëm e këtij numri e të këtij shërbimi që kryhet, por edhe në përgjithësi pandemia ka ndikuar edhe në vëllimin e punëve që janë kryer në gjendjen civile, e që kanë qenë përafërsisht 50 për qind më pak sesa vitet e kaluara”, thotë shefi i Ofiqarisë në Pejë, Shefqet Thaqi.