Kosovë

Obiliqit i kthehen “mbrapsht” drutë për shkolla, institucione shëndetësore, sportive e kulturore

 

Pa ngrohje mund të mbesin shkollat, institucionet shëndetësore, sportive e kulturore në Obiliq, nëse procedurat e prokurimit publik zgjasin më shumë se në muajin mars.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka kthyer në rivlerësim tenderin me titull “Furnizim me dru dhe pelet për institucionet komunale (Drejtoria e Arsimit, ajo për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport), vlera e të cilit është parashikuar 285,960 euro.