Kosovë

Drejtori i Inspektorateve lëshon seancën pas reagimit të kuvendarëve të Prizrenit

Drejtori i Inspektorateve lëshon seancën pas reagimit të kuvendarëve të Prizrenit
 

Prizren, 28 janar – Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj të enjten ka lëshuar seancën e Kuvendit të Komunës pas reagimit të kuvendarëve opozitarë, të cilët kanë shprehur qëndrimin se ky zyrtar po zhvillon fushatë elektorale brenda në sallë. Muçaj ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij dhe ka sqaruar se nuk ka dashur që ta ofendojë asnjë anëtar të Kuvendit.

Përplasja ka filluar pas diskutimit të kuvendares së PDK-së, Dafina Bllaca, e cila duke folur për qeverisjen e VV-së në Prizren ka theksuar se qytetarët do ta ndëshkojnë mospunën, “sepse tashmë ata janë të bindur se nuk jeni shpresa e këtij qyteti”. Nga vendi ka reaguar drejtori Muçaj duke thënë 55 për qind. Gjithashtu ka ngritur një fletë në të cilën shkruhej “55 %”.