Kosovë

Tregu i zbrazët - mallrat ekspozohen në rrugë e trotuare

Tregu i zbrazët - mallrat ekspozohen në rrugë e trotuare
 

Tregu i Gjelbër në Podujevë, i cili i ka kushtuar Komunës afro 50 mijë euro, vazhdon të mos shfrytëzohet nga tregtarët edhe pas më shumë se tre vjetësh prejse është ndërtuar. Tregtarët edhe më tutje vazhdojnë ta ekspozojnë mallin e tyre nëpër rrugë e trotuare, ndërsa Tregun po e shfrytëzojnë në vend të parkingut. Qeveria e re komunale thotë se fillimisht aty duhet të bëhen investime, të cilat i ka lënë të papërfunduara pushteti i kaluar

Podujevë, 25 janar – I zbrazët vazhdon të jetë Tregu i Gjelbër i Podujevës edhe tre vjet prejse është promovuar si projekt i kryer. Të rralla kanë qenë rastet kur në shtandet e tij janë vendosur pemë e perime. Tregtarët vazhdojnë ta ekspozojnë mallin e tyre nëpër rrugë e trotuare, ndërkohë që Tregun e Gjelbër disa prej tyre po e shfrytëzojnë si parking për vetura.